Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parasë në Gjakovë.
Sipas policisë, dyshohet se një klient i bankës ka depozituar dy kartëmonedha nga 200 euro secila, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar nga autoritetet dhe policia ka nisur hetimet. /Telegrafi/