Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njofton se gjatë kontrollit të një udhëtari në aeroportin ”Aleksandri i Madh” në Shkup, janë gjetur 22 monedha ari, me vlerë prej rreth 12 mijë dollarësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Paratë janë gjetur te personi N. R nga Kërçova, që vinte nga Roma e Italisë. Monedhat e arit janë konfiskuar përkohësisht, kurse ndaj tij do të ngriten procedurat e duhura për padi penale./Telegrafi/