Site icon Telegrafi

Konfiskohen 12 kg marihuanë në vendkalimin kufitar Blatë

Në vendkalimin kufitar Blatë në automjetin e markës “Mercedes” të një shtetasi shqiptar janë zbuluar 12 kilogramë marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Droga është gjetur dje kur 33-vjeçari Z.L. rreth orës 13:40 është paraqitur për të hyrë në Republikën e Maqedonisë.

Marihuana është paketuar në 23 pako të ngjitura me qese alumini dhe plastike dhe me ngjitës, të vendosura në pragun e majtë dhe të djathtë të automjetit.

Shtetasi shqiptar pasi ka parë se një nëpunës doganor ka demontuar pragun e automjetit, është arratisur drejt territorit të Shqipërisë, por është arrestuar pas një ore kërkim i cili është realizuar në bashkëpunim me autoritetet kufitare shqiptare.

Pas dokumentimit të rastit dhe grumbullimit të të gjitha dëshmive materiale, Dogana kumtoi se do të shtrohet padi penale kundër Z.L. për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version