Telegrafi

Konfiskohen 11 qese marihuanë në Vërmicë

Ilustrim

Njësia patrulluese policore kufitare në Vërmicë ka njoftuar që në këtë pikë kufitare gjatë patrullimit janë konfiskuar 11 qese me drogë të llojit marihuanë.

E që pesha e kësaj substance narkotike sipas policisë është 6.268 kg

“Njësia patrulluese policore ka informuar se gjatë patrullimit, kishte hasur në 11 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë. Pesha e substancave të konfiskuar është 6.268 kg. Rasti është duke u hetuar”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/