Telegrafi

Konfiskohen 10 kuti municion dhe armë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Ilustrim

Janë konfiskuar dhejtë kuti me municion në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, bënë të ditur policia.

Sipas policisë personit të cilit iu është gjetur kjo sasi e municionit në valixhen e tij është arrestuar.

Përveç kësaj të njëjtit i janë gjetur edhe armë rekreative ajrore të kalibrit 4.5 mm gjithsejtë 10×250=2500 copë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhet e tij janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) kuti me municion për armë rekreative ajrore të kalibrit 4.5 mm gjithsejtë 10×250=2500 copë. Me vendim të prokurorit kujdestar i  dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Lexo po ashtu Konfiskohen armë e municion në Grashticë, arrestohen tre persona

Përveç kësaj gjatë 24 orëve të fundit policia kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë në Grashticë pasi iu ishin gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me karikator, katër pistoleta të ndryshme me karikator (njëra prej tyre me gas) 49-fishekë kalibër i ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349- gëzhoja kalibër i ndryshëm./Telegrafi/