Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të hap kufijtë për Kosovën, pa testet PCR për qytetarët.
Zemaj ka thënë se këtë ia ka konfirmuar zvëndesësministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani.
“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR.
Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.
Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR.
Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!
Bashkë për një rajon të shëndetëshëm. /Telegrafi/