Telegrafi

Konfirmon trajneri i Flamengos, Duarte do të luajë për Milanin

Leo Duarte (Foto: Alexandre Loureiro/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, ka konfirmuar se mbrojtësi Leo Duarte është rrugës për t’iu bashkuar Milanit.

Rossonerët kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 11 milionë eurosh për futbollistin, i cili do të arrijë në Itali gjatë javës për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

“Jam i sigurt se Duarte do të bëhet lojtar i Milanit, gjtihçka është e kryer”, ka thënë Jesus për Radio Brasil.

Lexo po ashtu Leo Duarte brenda 48 orësh transferohet te Milani

“Ai po përgatitet për transferimin e tij në Evropë. Ia uroj të gjitha të mirat”, ka shtuar trajneri.

23-vjeçari i ka zhvilluar 60 ndeshje me Flamengon duke i shënuar dy gola dhe ka luajtur së bashku me të huazuarin nga Interi, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/