Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus, ka konfirmuar se mbrojtësi Leo Duarte është rrugës për t’iu bashkuar Milanit.
Rossonerët kanë arritur marrëveshje në vlerë prej 11 milionë eurosh për futbollistin, i cili do të arrijë në Itali gjatë javës për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
“Jam i sigurt se Duarte do të bëhet lojtar i Milanit, gjtihçka është e kryer”, ka thënë Jesus për Radio Brasil.
“Ai po përgatitet për transferimin e tij në Evropë. Ia uroj të gjitha të mirat”, ka shtuar trajneri.
23-vjeçari i ka zhvilluar 60 ndeshje me Flamengon duke i shënuar dy gola dhe ka luajtur së bashku me të huazuarin nga Interi, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/