Megjithëse kishte pranuar se është në lidhje dashurie, aktorja Teuta Krasniqi nuk deshi të zbulonte asgjë rreth të dashurit të saj.
Por, një urim i bërë nga Teuta për ditëlindjen e trajnerit të fitnesit, Adonis Morina, i cili i ishte drejtuar me “zemër” asaj, bëri që të aludohet për një lidhje të mundshme mes tyre.
E kontaktuar nga Telegrafi, aktorja e njohur e konfirmoj një lajm të tillë duke e pranuar se Adonisi është mashkulli fatlum krah saj.
“Po, ai është i dashuri im, jemi bashkë qe tre muaj. Jam në lidhje dhe jam shumë mirë dhe rehat”, tha Teuta.
Javë më parë, ajo dhe Adonisi, vizituan qytetin e dashurisë, Venecian, ku sipas aktores, atje ka kaluar ditët më të mira në jetën e saj.
Ndryshe Krasniqit po i ecën mirë edhe në jetën profesionale, veç angazhimeve si aktore, ajo sapo ka hapur edhe shkollën e arteve, për aktrim dhe pikturë, ndërsa së shpejti do të fillohet edhe me vallëzim, moderim dhe kostumografi./Telegrafi/