Site icon Telegrafi

Konfirmon Stavileci, nuk do të shkojë në Pejë për finale (Video)

Presidenti i KB Prishtinës, Blerand Stavileci, ka konfirmuar se nuk do të shkojë në Pejë për të shikuar duelin final të ekipit të tij me ekipin tjetër vendas para publikut të zjarrtë pejan në Karagaç.

Stavileci ngriti në maksimum situatën dhe tensionin para duelit të pestë epik kur nuk ia zgjati duart homologut të tij pejan, Art Gashit.

Kjo nxiti shumë polemika dhe akuza e kundër akuza mes protagonistëve, ku janë përfshirë edhe tifozët të cilët janë ndikuar nga tensioni i krijuar nga kryetarët, shkruan Telegrafi.

Dhe, Stavileci ka konfirmuar se ai nuk do të jetë prezent në duelin që zhvillohet sot nga ora 19:30 në Pejë.

“Besoj se do ta shikoj në shtëpi me familjen time”, u shpreh Stavileci në një intervistë televizive së fundmi.

Stavileci nuk ishte i pranishëm as në dy duelet tjera të zhvilluara të ekipit të tij në Pejë. Që të dyja i ka humbur Prishtina. /Telegrafi/

Gjith qyteti po kendon, Peja Peja kampion…

Posted by Kreshnik Arifi on Saturday, 21 May 2016

Exit mobile version