Telegrafi

Konfirmon Skivi: Me Ledrin u takuam vërtet, gjithçka në të ardhmen mund të ndodhë

Një fotografi e publikuar gjatë ditës së premte në rrjetet sociale, ku shfaqeshin reperët Ledri Vula dhe Visar Shala (Skivi), duke biseduar, ka bërë që dyshja në fjalë të shndërrohen në temën e ditës.

Dikur, reperët në fjalë ishin ndër emrat më të suksesshme të estradës, që publikon projekte muzikore në një emër të quajtur “Skillz”.

Shumica e këngëve u shndërruan në hite, teksa ky grup ‘u shkri’ në “BabaStars” në vitin 2012, dhe u shpërbë tërësisht në po të njëjtin vit.

Visar Shala (Skivi), dhe Ledri Vula, dikur të njohur si rap-grupi “Skillz”

Më pas, Ledri dhe Skivi vazhduan karrierën individualisht për disa vite, por mesa duket nostalgjia e dikurshme, kanë bërë dy djelmoshat që mbase të shënojnë sërish një rikthim bashkë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Nisur nga fotografia që i shfaqi ata sot të dy në një takim, Telegrafi vendosi të kontaktojë reperin Skivi, i cili ka konfirmuar se ai dhe Ledri zhvilluan një takim.

“Po, është e vërtetë që pati mes nesh një takim, ndodhi spontanisht, dhe nuk na e mori mendja se do të bëhej aq e madhe në media”, tha Skivi për Telegrafin.

Skivi dhe Ledri u fotografuan sot duke pirë kafe në një kafiteritë e Prishtinës, pas shumë kohe mungesë takimesh mes tyre

I pyetur nëse këtë takim pas kaq vitesh, u diskutua për një ribashkim të mundshëm, dhe një rikthim të të dyve si “Skillz”, Visari tha se një gjë e tillë mund të ndodhë, por që mbetet të shihet me kohë.

“Për këtë pjesë, mbase mund të përgjigjemi më vonë, por gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Skivi për Telegrafin.

“Skillz” janë formuar si grup shumë pak vite pas luftës në Kosovë, ndërsa ndër vite kanë sjellë këngë, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: “1 milion”, “Ah…femrat”, “VIP”, “Ndaloje vrapin”, e shumë të tjera.

Si grup, ata nuk kanë mbetur të pa shpërblyer as me çmime nëpër festivale të ndryshme, duke kujtuar këtu çmimin “Best Hip Hop/RNB” në Top Fest 5, tre çmime dhe çmimin kryesor në “Videofestin Muzikor 2008”, si dhe shumë çmime tjera. /Telegrafi/

Disa nga këngët më të suksesshme të “Skillz”: