Telegrafi

Konfirmon presidenti i Bocas, Angelici: Inter ka bërë ofertë për Almendran

Duket se Inter dhe Boca Juniors kanë raporte të mira mes vete.

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici ka konfirmuar bisedimet me Interin për shitjen e Agustin Almendras.

Mesfushori 19-vjeçar kuptohet se është subjekt i ofertës prej 15 milionë euro të skuadrës italiane.

“Almendra ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurove dhe sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që ne jemi duke pritur që të kthehet nga kampionati U20 i Amerikës jugore”, tha Angelici për Radio La Red.

“Si pjesë e propozimit të tyre, Inter është i përgatitur ta lë Almendran për dy vjet te ne, kështu që ne mund të flasim për këtë. Megjithatë, nuk kemi nevojë ta shesim”, tha ai.

Lexo po ashtu Robben: Krenar për interesimin e Interit, do ta marr shpejt vendimin për të ardhmen

Theksojmë se nerazurrët u raportua se gjatë ditës së djeshme janë të interesuar për shërbimet e Arjen Robbenit.

Ndryshe, aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/