Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:22, në Gjilan.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
“Ju njoftojmë se më datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmën e shpejtë. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndërru jetë si pas e lëndimeve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/