Telegrafi

Konfirmon Krasniqi: Ka marrë fund gazi lotsjellës (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se periudhës së gazit lotsjellës në Kuvend i ka ardhur fundi.

Në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, Krasniqi ka thënë se gazi ka qenë një mjet që opozita ka përdorur për të ndaluar marrëveshjet, porse tani mendon që ka ardhur koha për një ndërrim strategjie për veprimet opozitare.

Krasniqi ka shtuar se opozita e bashkuar nuk ka marrë ende një vendim final për mos përdorimin e gazit, mirëpo thekson se gazi përfundimisht ka marrë fund si veprim. /Gazeta Tribuna/