Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, nuk do të luajë rreth gjashtë javë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.
Braziliani u lëndua në ndeshjen e të shtunës kundër Sunderlandit dhe mungesa e tij, padyshim se është një goditje e rëndë për Redsat.
Ai iu është nënshtruar testeve mjekësore në Spire Hospital në Merseyside, të cilat kanë konfirmuar seriozitetin e lëndimit.
“Phil ka nevojë ndërmjet pesë e disa javë derisa të na kthehet. Do të shohim. Ai do të mungojë në disa ndeshje”, është shprehur Klopp për BBC Radio 5.
Coutinho do të mungojë së paku në pesë ndeshje duke përfshirë edhe derbin lokal kundër Evertonit më 19 dhjetor. /Telegrafi/