Reperi Majk dhe Majlinda Zeka gjithmonë sigurohen të jenë në qendër të vëmendjes.
Dyshja që kanë një lidhje prej kohësh e cila ka luhatje, janë pjesë e mediave për relacionin e tyre.
Ata madje janë prindër të djalit të vogël të tyre, Roanit, për të cilin kujdesen bashkë edhe pse nuk jetojnë së bashku.
Por, hiti i Majk, “Katile” zgjoi kureshtje për tekstin dhe dedikimin.
Tash është këngëtarja e re, Tringa Kay, ajo që ka zbuluar se kënga është dedikim për Majlindën, shoqen e saj.
“Bukuri që vret, Majlinda Zeka Katile, të dua”, ka shkruar Tringa Kay në videon e publikuar.
Majk dhe Majlinda së fundmi ia bënë “unfolloë” njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.
Majk pati një sezon shumë të ngjeshur me koncerte, por tash ka më shumë kohë për t’u kujdesur për djalin, Roanin. /Telegrafi/