Mbrojtësi francez, Patrice Evra, ka konfirmuar se do të nënshkruajë kontratë të re që i garanton qëndrimin te Juventusi edhe për dy vjetët e ardhshme.
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit ka luajtur një rol të rëndësishëm te gjiganti italian drejt triumfit dy vjet radhazi në Serie A dhe Kupën e Italisë, qëkur ishte transferuar si lojtar i lirë në vitin 2014, transmeton Koha.net.
“Po, e kam dhënë pëlqimin tim, do të rri te Juventusi edhe për dy vjet të tjera”, ka thënë 35-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
Ai pritet të qëndrojë deri në vitin 2018 me klubin nga Torino.