Juan Cuadrado ka konfirmuar se ka marrë ofertë nga Juventusi për rinovimin e kontratës dhe shpreson në arritjen e marrëveshjes.
Kolumbiani, i cili i ka mbushur 35 vjet muajin e kaluar, do të mbetet pa kontratë pas 30 qershorit.
Edhe pse është pritur që të lejohej të largohej këtë verë për shkak të situatës së klubit, megjithatë duket se Bianconerët kanë ndërruar mendje.
“Ata më kanë bërë një propozim, por nuk jam duke menduar aktualisht. U thashë se do të bisedojmë më vonë.
“Shpresojmë që të arrijmë marrëveshje dhe të vazhdojmë të luajmë në nivel më të lartë”, u ka thënë Cuadrado gazetarëve.
Nëse vendos të vazhdojë të luajë për Juventusin, nuk ka dyshim se anësori duhet të pajtohet për pagë më të ulët. /Telegrafi/