Telegrafi

Konfirmon Barca: Lëndohet Messi, kaq javë do të mungojë (Foto/Video)

Lionel Messi do të jetë jashtë fushave të blerta për tri javë pas një tërheqje muskulare në barazimin e Barcelonës me Atletico Madridin me rezultat 1-1. 

Kështu së paku njofton ekipi katalonas përmes llogarisë zyrtare në Twitter, ku sulmuesi u lëndua në minutën e 59-të pas një ndërhyrje të palejuar të Diego Godinit.

Ai u detyrua të humbasë ndeshjen kualifikuese të kombëtares argjentinase kundër Venezuelës për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ shkaku i lëndimit të ijës, por ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet e skuadrës katalonase në La Liga, transmeton Telegrafi.

Argjentinasi besohet se do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, i cili zhvillohet më 19 tetor.

Para rikthimit, sulmuesi do të humbas sfidat kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, Sporting Gijon dhe Celta Vigo në La Liga dhe ndeshjet me Argjentinën kundër Perusë dhe Paraguait.

Gjithashtu edhe Sergio Busquets u detyrua të lë fushën e blertë shkaku i një lëndimi, por i cili është i natyrës së lehtë. /Telegrafi/