Mevlan Shaba ka trazuar ujërat në Big Brother VIP Kosova 3 derisa u mësua se ditën e djeshme (e hënë) po bëhet baba për herë të parë.
Ai po ashtu gjatë spektaklit konfirmoi lidhjen e re, e që më pas e surprizoi duke i treguar për fëmijën që po presin.
Por, i njëjti duket se akoma nuk ka mbyllur lidhjet me ish-partneren e tij, Livia Brungën.
Ajo bëri një postim menjëherë pas kësaj duke thënë se në natën që hyri i shkruante dhe i thoshte se e do akoma.
Veç kësaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” para pesë muajve ka qenë në një emision në Top Channel, ku mori një letër nga Shaba.
Ai e përshkruante gjithë historinë e tyre duke thënë se kanë lënë përgjysmë planet.
“Më vjen shumë keq që lamë në gjysmë plane dhe shumë ëndrra bashkë”, ishin fjalët e Mevlanit.
Të njëjtit deklaruan se kanë tentuar disa herë që të kenë fëmijë. /Telegrafi/