Telegrafi

Konfirmoi largimin nga roli i Bondit – Daniel Craig do të luajë Macbeth në Broadway

Daniel Craig po transformohet nga James Bond te Shakespeare.

Aktori 53-vjeçar, i cili theksoi se mandati i tij si Bond do të përfundojë me publikimin e “No Time to Die” më 8 tetor, po planifikon të kthehet në Broadway pranverën e ardhshme për të luajtur në rolin e Macbeth.

I famshëm për karrierën e tij të filmit, veçanërisht si agjent sekret, Craig është gjithashtu një aktor i suksesshëm i skenës.

Daniel Craig (Foto: Henry Nicholls/Reuters)

Ai ka luajtur në dy shfaqje të mëparshme në Broadway, në “A Steady Rain” në 2009 dhe në vitin 2013 në “Betrayal”.

Në Macbeth, aktorja Ruth Negga, do të luajë rolin e gruas së tij, Lady Macbeth.

Lexo po ashtu E quajnë 'dukesha vezulluese'! Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë me paraqitjen në premierën e "No Time To Day" në Londër

Negga, e njohur për shfaqjen televizive “Preacher” dhe filmin “Loving”, vitin e kaluar luajti rolin kryesor në “Hamlet”.

Ruth Negga (Foto: Nina Prommer/EPA, via Shutterstock)

Producentja kryesore në Broadway do të jetë Barbara Broccoli, e cila ka bashkëpunuar gjatë me Craig. Ajo dhe vëllai i saj qëndrojnë prapa filmave të Bond dhe ata gjithashtu e realizuan “A Steady Rain”.

Broccoli tha se kishte folur me Craig për Macbeth për disa vjet, që kur ai shprehu interes për të luajtur.

“Jam e emocionuar që po vjen pas Bond, sepse, padyshim, pas 16 vitesh pune me këtë njeri është vërtet emocionuese për mua që do të punojmë për diçka tjetër shumë shpejt pas përfundimit të ciklit të tij si James Bond”.

Daniel Craig dhe Ruth Negga (Foto: Courtesy Production)

Macbeth është planifikuar të shfaqet për 15 javë, duke filluar nga 29 mars në Teatrin Lyceum të Broadway. /Telegrafi/