Site icon Telegrafi

Konfirmohet zyrtarisht se sa do të mungojë Dembele

Ousmane Dembele e ka përfunduar me sukses operacionin e tij.

Sulmuesi u lëndua gjatë paraqitjeve me Francën në Euro 2020, duke bërë që gara për të përfundonte më herët.

Kështu, Dembele u detyrua të futej në operacion, për shkak të gjurit të lënduar, mirëpo ai e ka kaluar me sukses.

Sipas njoftimit të Barcelonës, lojtari do të mungojë deri në katër muaj, duke shpresuar që të rikthehet sa më shpejtë.

Dembele është po ashtu afër të rinovojë kontratën me Blaugranasit, por kërkon më shumë siguri sa i përket minutazhës. /Telegrafi/

Exit mobile version