Prodhuesi më prestigjioz dhe më i pasur në botë i automjeteve ka konfirmuar më në fund se po zhvillon një automjet elektrik (EV).
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti luksoz krejtësisht i ri do të quhet “Silent Shadow”.
Shefi ekzekutiv i Rolls-Royce, Torsten Mueller-Oetvoes nuk zbuloi një datë të lansimit për automjetin në ardhje elektrik (EV).
“Elektrifikimi po përshtatet në mënyrë të përsosur me Rolls-Royce – është super i heshtur”, tha ai.
“Ne nuk jemi të njohur për motorët e zhurmshëm, dhe ky është një përfitim i madh”, tha mes tjerash shefi i kompanisë.
BMW, kompania e cila ka në pronësi Rolls-Royce, aplikoi për një markë tregtare në emrin “Silent Shadow” vitin e kaluar.
Emri ka të ngjarë të ketë dalë nga modeli Silver Shadow që Rolls Royce prodhoi nga viti 1965 deri në vitin 1980.
Në fillim të këtij viti, u raportua se “Silent Shadow”, nuk do të jetë thjesht një model aktual i Rolls-Royce i konvertuar në elektrik, automjeti elektrik (EV) do jetë një model i veçantë. /Telegrafi/