Tifozët e boksit duhet ta presin mesnatën e sotme pasi tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht koha e fillimit të meçit të Anthony Joshua kundër Francis Ngannou.
Federata e Sporteve të Arabisë Saudite ka konfirmuar se shëtitjet në ring për meçin e shumëpritur mes dy gjigantëve do të fillojnë në orën 23:20 me orë të Britanisë së Madhe, ndërsa me orën tonë lokale i bie të fillojnë nga ora 00:20.
Shëtitjet do të fillojnë pas një shfaqje muzikore të vendosur nga shteti saudit e ndjekur nga himni kombëtar saudit.
Mega përballja mes Joshuas dhe Ngannou do të fillojë pas meçit mes Zhilei Zhang me Joseph Parker, e cila sheh është e vlefshme për kampionin e përkohshëm të peshave të rënda të WBO.
Meçi Zhang-Parker do të zhvillohet me rregulla standarde të boksit prej 12 raundesh nga tre minutash, ndërsa Joshua-Ngannou do të ketë vetëm 10 raunde.
Ndryshe kjo përballje do të zhvillohet në ‘Kingdom Arena’ të kryeqytetit saudit, Riad. /Telegrafi/