Granit Xhaka brenda 24 orëve të ardhshme pritet ta kompletojë transferimin në Ligën Premier.
Është e përditshmja angleze ‘The Independent’, ka konfirmuar se mesfushori kosovar është rrugës për në Londër.
Sipas kësaj gazete angleze, Graniti ka vendosur për të nënshkruar me Arsenalin një kontratë pesë vjeçare.
Transferimi i tij pritet t’i kushtojë Arsenalit 33 milionë funte apo rreth 43 milionë euro.
Me këtë transferim Xhaka bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë që largohet nga Bundesliga dhe kosovari më i shtrenjtë në histori.
Kujtojmë që Xhaka do të jetë lideri i Përfaqësueses së Zvicrës në kampionatin evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/