Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien do të arrij sot për vizitë në Kosovë.
Nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti do ta pres O’Brien në takim.
Sipas njoftimit takimi do të mbahet në orën 15:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien”, thuhet në njoftim.
Telegrafi më herët raportoi se Ndihmës Sekretari O’Brien pasditen e sotme do të zhvillojë takim me Kurtin.
Së bashku me të në këtë vizitë do të jetë edhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorsta. /Telegrafi/