Site icon Telegrafi

Konfirmohet: “Video Festi” nuk mbahet këtë vit

Njëri nga festivalet më prestigjioze të muzikës, “Video Festi Muzikor”, nuk do të vijë me edicionin e radhës këtë vit.

Organizatori i këtij evenimenti, Eroll Belegu në një prononcim për gazeten Tribuna ka konfirmuar një lajm të tillë duke treguar edhe arsyet e anulimit të edicionit këtë vit.

“Po është e vërtetë që sivjet nuk do mbahet “Video Festi” sepse unë si organizator kam qenë shumë i angazhuar me gjëra tjera, por një tjetër arsye është edhe mungesa e grumbullimit i mjeteve financiare” ka thënë Belegu.

Sipas tij, festivali do të rikthehet me edicionin e ri, i cili do të jetë i 15-ti me radhë, vitin e ardhshëm.

“Video Festi Muzikor” mbahet që nga viti 2003, duke arritur që për çdo edicion të mbledhë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare në një vend. /Telegrafi/

Exit mobile version