Telegrafi

Konfirmohet se vetura në lumin Lepenc është e familjes nga Kosova – ka trupa brenda

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc. Ajo që tashmë është konfirmuar edhe nga gazetari i Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Momentalisht, dy trupa janë të dukshëm nga distanca, ndërsa për trupin e tretë nuk ka konfirmim.

Lexo po ashtu Vetura ‘BMW’ me targa të Kosovës nxirret nga lumi Lepenc

Në veturën e tipit BMW e cila u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëroj dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc.

Kërkimet për gjetjen e tre pasagjerëve të veturës BMW, kanë nisur pasditen e së shtunës, ku përveç ekipeve të shpëtimit të Maqedonisë së Veriut, kërkimet janë duke i ndihmuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe disa vullnetarë./KlanMacedonia