Të gjitha 12 klubet e Superliga së Kosovës kanë kryer testet për coronavirus dhe që të gjitha kanë dalë negativ.
Vendimi ishte marr me 21 maj, kur Federata e Futbollit e Kosovës në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mori vendim që të bëhet testimi i të gjithë futbollistëve dhe stafeve të klubeve të Superligës për Covid-19.
Klubet që të gjitha janë testuar brenda një jave dhe kanë marr rezultatet. I fundit ishte klubi i Drenicës, që sot ka lajmëruar që se asnjë lojtarë apo anëtar i stafit nuk është i prekur me coronavirus, shkruan Telegrafi.
“Gjatë ditës së sotme , KF Drenica ka marrë rezultatet nga IKSHKP, në lidhje me testimet e bëra për COVID-19. Të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ, dhe kështu tashmë ekipi është i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale e cila zhvillohet të martën përballë Prishtinës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”.
“Testimet për zyrtarët dhe lojtarët e KF Drenica janë bërë të martën me 26.05.2020, në ambientet e KF Drenica, ndërsa sot (29.05.2020) klubi edhe zyrtarisht ka marrë rezultat ku të gjitha rezultatet janë negative”, thuhet në njoftimin e klubit.
Vetëm një lojtar i prekur, Izair Emini i cili ishte me qëndrim në Tetovë
Realisht testimi i të gjithë ka qenë i vështirë, ndërsa lojtarët e ardhur nga jashtë për tu futur në Kosovë, është dashur të testohen në shtet e tyre përkatëse.
Drita kishte disa lojtarë dhe trajnerin jashtë vendit, e në testimet e kryera, sulmuesi tetovar, Izair Emini, ka rezultuar pozitiv.
Ai është futur në karantinë dhe në testin e dytë të kryer pas disa ditësh doli negativ.
Emini duhet ta kryej edhe një test që të kthehet sërish të luajë me shokët e tij te Drita.
12 klubet tani janë gati
Ballkani, Gjilani, Drita, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Trepça ’89, Flamurtari, Ferizaj, Drenica, Vushtrria, Dukagjini kanë filluar punën normalisht me stërvitje grupore, ndërsa që të gjitha nuk kanë asnjë lojtarë ose anëtarë të stafit të infektuar me COVID-19.
Futbolli elitar pritet të startojë me ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës, mes Prishtinës dhe Drenicës që zhvillohet me 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Menjëherë pas një dite do të zhvillohet përballja tjetër gjysmëfinale mes Ballkanit dhe Feronikelit në “Stadiumin e qytetit në Suharekë”.
Në anën tjetër ndeshjet e Superligës do të fillojnë me 5 qershor me ndeshje Llapi – Dukagjini. /Telegrafi/