Telegrafi

Konfirmohet shtatzënia e Erisa Xhixhos në emisionin e Marinës (Video)

Marina Vjollca ka vazhduar me paraqitjet e saj në emisionin “C’est La Vie” në Klan.

Bukuroshja shqiptare kësaj radhe priti Erisa Xhixhon, politikanen e njohur shqiptare.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Ajo konfirmoi se është shtatzënë dhe se po pret fëmijë.

“Është një moment i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, pra jam në pritje të fëmijës së dytë”, potencoi Xhixo në emision.

Marina e pyeti nënkryetaren e LSI-së se në cilën periudhë të shtatzënisë është.

Erisa konfirmoi se ajo ka kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë.

Ndërkohë, Marina ende nuk po mendon për fëmijë, pak kohë pasi u martua me reperin Getoar Selimi. /Telegrafi/