Marina Vjollca ka vazhduar me paraqitjet e saj në emisionin “C’est La Vie” në Klan.
Bukuroshja shqiptare kësaj radhe priti Erisa Xhixhon, politikanen e njohur shqiptare.
Ajo konfirmoi se është shtatzënë dhe se po pret fëmijë.
“Është një moment i lumtur që po kaloj unë dhe familja ime, pra jam në pritje të fëmijës së dytë”, potencoi Xhixo në emision.
Marina e pyeti nënkryetaren e LSI-së se në cilën periudhë të shtatzënisë është.
Erisa konfirmoi se ajo ka kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë.
Ndërkohë, Marina ende nuk po mendon për fëmijë, pak kohë pasi u martua me reperin Getoar Selimi. /Telegrafi/