Një polic ka plagosur nga pakujdesia nënën e tij ditën e premte në Prishtinë.
Policia ka dhënë detaje duke njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:17, transmeton Telegrafi.
“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e policit.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”.
Të premtën, nga QKUK konfirmuan për Telegrafin se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore./Telegrafi/