Është konfirmuar tashmë rimeçi dhe është zbuluar data e ‘luftës’ mes boksierëve të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.
Më 18 maj, Usyk i shkaktoi humbjen e parë Furyt në karrierë, duke prodhuar një shfaqje të jashtëzakonshme për t’u bërë kampion i padiskutueshëm botëror në peshat e rënda.
Një klauzolë e revanshit automatik ishte përfshirë në kontratë, me ndeshjen e dytë të planifikuar fillimisht për në tetor.
Megjithatë, shkëlqesia e tij, Turki Alalshikh ka konfirmuar një datë të re për luftën mes Furyt dhe Usykut.
Pas një lufte të parë shumë të fortë, dyshja do të ndeshet sërish më 21 dhjetor në Riad të Arabisë Saudite.
“Rimeçi midis kampionit të padiskutueshëm Oleksandr Usyk dhe kampionit Tyson Fury është planifikuar tani më 21 dhjetor 2024 gjatë Riyadh Season”.
“Bota do të shikojë përsëri një tjetër luftë historike…Angazhimi ynë për adhuruesit e boksit vazhdon…Shpresojmë t’ju pëlqejë”, ka shkruar Alalshikh në platformën X. /Telegrafi/
The rematch between the Undisputed Champion Oleksandr Usyk and the Champion Tyson Fury is now scheduled on the 21 of December 2024 during Riyadh Season…The world will watch another historical fight again…Our commitment to boxing fans continues…We hope you enjoy it…🥊🔥🇸🇦
— TURKI ALALSHIKH (@Turki_alalshikh) May 29, 2024