Kishim paralajmëruar se ai mund të kthehej me një bashkëpunim me Jay-Z, por dueti do të jetë në fakt me Destiny’s Child dhe do të jetë vetëm një prej këngëve të albumit që do të lansojë Timberlake.
Në faqen e tij zyrtare është një numërim së prapthi apo ‘countdown’ që ka të bashkangjitur dhe një video ku Timberlake flet për dashurinë e tij për muzikën, duke aluduar në rikthimin e tij. ‘Countdown’-i merr fund pas dy ditësh dhe mbetet të shihet se cila do të jetë befasia e JT.
Ky do të jetë albumi i dytë i Justin Timberlake në dhjetë vitet e fundit, pasi ai ishte edhe i angazhuar në projekte të shumta filmike si “In Time”, “Friends With Benefits” dhe “The Social Network”. /Telegrafi/