Seriali “O sa mirë” do të vazhdojë me episodin e ri gjatë fundjavës.
Me një format të ri, lokacion të ri dhe disa personazhe të reja po e bëjnë të pa konkurrent këtë projekt filmik.
Arta Elezaj ishte risia e fundit e serialit, bukuroshja që luan rolin e mbesës së Hakiut me emrin Xhakarta.
Herë pas here kishte edhe mysafirë special duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.
Por, kësaj radhe do të jetë mysafirë një ndër politikanët më të përfolur të këtij viti – Ramiz Lladrovcit.
Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin burimet e afërta që kanë thënë se kryetarin e Drenasit do ta shohim në episodin e datës 24 Dhjetorit.
Ndryshe, seriali ka paralajmëruar edhe risi të reja në ditët në vazhdim, të cilat do pasurojnë edhe më tej projektin filmik. /Telegrafi/