Site icon Telegrafi

Konfirmohet pjesëmarrrja e Bislimit në takimin e Brukselit, Kadiu: Në fokus të agjendës, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit

BE-ja e ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi që pritet të mbahet të martën, ku do të diskutohet çështja e dinarit në nivel kryenegociatorësh.

Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.

Klisman Kadiu, këshilltar i Besnik Bislimit përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në fokus të agjendës së diskutimeve do të jetë avancimi i zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues”.

Lexo po ashtu Më 19 mars rundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

Kadiu ka thënë se Kosova u përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat çojnë përpara finalizimin e procesit të dialogut.

“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka shkruar Kadiu./Telegrafi/

Exit mobile version