Telegrafi

Konfirmohet performanca e Lumi B në Sunny Hill Festival krahas Dua Lipës, Action Bronson dhe yjeve tjera!

Hip hop superylli, Lumi B, do të jetë pjesë e Sunny Hill Festival që mbahet më 10, 11 dhe 12 Gusht në Parkun e Gërmisë. 

Një komunikatë e atij që po shndërrohet në një prej festivaleve më të mëdha në rajon, Sunny Hill, është konfirmuar performanca e radhës.

Lumi B do të jetë reperi që po ashtu do të ndezë skenën e madhe që do të ngritet në Parkun e Gërmisë.

Reperi i hiteve të shumta e që është shumë i dashur për publikun tash e më shumë se një dekadë, natyrisht se gjen veten krahas emrave të njohur të këtij festivali.

Action Bronson, Dua Lipa, dhe yje tjera të mëdha pritet po ashtu të performojnë në skenën e madhe të Sunny Hill.

Tashmë biletat “early bird” pothuajse janë shitur të gjitha dhe pritet që së shpejti të dalin në shitje biletat e rregullta.

Një prej hiteve të fundit nga Lumi B ishte “Makiato”. /Telegrafi/