Bebe Rexha pritet që të jetë një nga performueset në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards.
Ajo pritet të performojë projektin e saj me Florida Georgia Line të titulluar “Meant to Be” dhe i cili u lansua kohë më parë.
Bukuroshja shqiptare ka konfirmuar se do të performojë këtë të dielë bashkë me këtë grup dhe se versionin e performancës do ta lansojë për shkarkim për të gjithë adhuruesit e saj.
Ndryshe, Bebe Rexha konsiderohet një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore.
Këngëtarja ka gati edhe një varg projektesh për t’u lansuar të cilat do t’i publikojë vitin e ardhshëm.
Bebe Rexha u shpërblye edhe në MTV EMA e pritet po ashtu të fitojë shpërblime në American Music Awards.
Për Bebe Rexhën ka qenë ky vit shumë i suksesshëm, me hite të mëdha si “I Got You” dhe “In the name of Love” me David Guettan. /Telegrafi/