Telegrafi

Konfirmohet, Orinda Huta dhe Turjan Hyska do të bëhen prindër

Orinda Huta me Turjan Hyskën ishin në qendër të vëmendjes së muajit korrik të vitit 2017.

Dyshja pas shumë vitesh romance dhe dashurie kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë ndërsa të gjithë i uronin të bëheshin prindër.

Çifti për herë të parë ka treguar në shoun televiziv “Dua të të bëj të lumtur” se do të bëhen prindër, ku këngëtarja u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Bukuroshja shqiptarja konfirmoi shtatzëninë gjersa e përqafoi bashkëshortin ndërkohë morën edhe urimet e para prej miqve dhe familjarëve.

Dyshja ka bërë të ditur gjithashtu se për momentin se nuk janë dijeni të gjinisë së foshnjës, por se janë të lumtur dhe po shijojnë momentin.

Ndryshe, Tori dhe Orinda gjithashtu punojnë së bashku edhe si gazetar në një televizion nacional shqiptar.

Theksojmë se këngëtarja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re dhe se është shkëputur për momentin prej botës së muzikës. /Telegrafi/