Site icon Telegrafi

Konfirmohet: Olsa Muhameti producente ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3

Foto: Screenshot/Instagram

Përgatitjet për Big Brother VIP Kosova 3 tashmë kanë nisur.

Ndonëse edicioni i ri pritet të nisë në vjeshtë, u zbulua që Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive e këtij reality shou.

“Olsa Muhameti Producente Ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3. Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Big Brother në Instagram.

Olsa tani është një emër i njohur në Kosovë e Shqipëri për shkak të emisioneve të mëparshme që ka drejtuar.

Ajo ka qenë prapa programit të dashurisë “Përputhen”, që ka bërë bujë për disa vite rresht.

Big Brother Kosova ndërkaq po realizon sezonin e tretë dhe dy të parët kanë rezultuar shumë të suksesshëm.

Në edicionin e parë fitues u shpall Stresi, kurse në të dytin Lumbardh Salihu. /Telegrafi/

Exit mobile version