Pas përleshjes së tij me Cozman, raportohet se reperit Noizy i është hequr një plumb nga trupi i tij.
Burime të Telegrafit brenda QKUK-së bëjnë të ditur se pacienti ka qenë i goditur me plumb në të pasmet e tij.
Raportohet se arma me të cilën është qëlluar ai ka qenë 6.35mm, e ndërsa janë shkrepur gjithsej tre plumba, një drejt Noizyt dhe dy drejt Varrosit.
Gjenda e tij tashmë është stabile dhe Noizy ndodhet në Mitrovicë, duke mbajtur koncertin e tij të radhës. /Telegrafi/