Telegrafi

Konfirmohet nga asambleja, 20 klubet e Serie A duan që ta përfundojnë sezonin rregullisht

Liga italiane e futbollit (Lega Serie A) ka marrë aprovimin e 20 klubeve të Serie A për të përfunduar këtë sezon futbollistik.

Lega Serie A tashmë po shqyrton të gjitha mënyrat për të bërë të mundur sa më shpejt rinisjen e kampionatit, në momentin që edhe situata do të jetë normalizuar disi nga pandemia Covid-19.

Torino dhe Brescia, ishin dy klubet e vetme që ishin kundër rinisjes së sezonit, por që kanë dhënë miratimin e tyre për të zbritur në fushë dhe për të mbyllur rregullisht këtë kampionat.

20 klubet e Serie A gati të fillojnë

Në asamblenë e zhvilluar nga liga e futbollit këtë të martë është miratuar me votë unanime nga 20 klubet e Serie A që sezoni futbollistik 2019-2020 të shkojë deri në fund.

Kjo gjithmonë nëse qeveria lejon rifillimin e aktiviteteve sportive përfshirë edhe futbollin konform të gjitha rregullave të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit.

/Telegrafi/