Telegrafi

Konfirmohet mungesa e yllit të Barcës në ‘el Clasico’

Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano, do të mungojë në superderbin e fundjavës kundër Real Madridit si pasojë e lëndimit.

Blaugranët janë nikoqirë të Los Blancos të shtunën në Camp Nou, në atë që njihet botërisht si ‘el Clasico’.

Në këtë ndeshje, vendasit nuk do ta kenë në dispozicion mbrojtësin e krahut dhe kjo tashmë është konfirmuar përmes faqes zyrtare në Twitter.

Adriano do të mungojë dhjetë ditë si pasojë e një problemi muskulor në këmbën e djathtë.

Të zgjedhurit e Luis Enriques janë dhjetë pikë përpara atyre të Zinedine Zidane, prandaj skuadra mysafire duhet të fitojë për të shpresuar për titull. /Telegrafi/