Një lajm i mirë nga pallati mbretëror i Britanisë së Madhe sapo është konfirmuar për opinionin botëror.
Duka si dukesha e Sussexit pritet të bëhen prindër të një fëmije gjatë vitit të ardhshëm.
Ky do të jetë fëmija i parë i Meghan Marklet si dhe Princit Harryt, të cilët kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
“Lartësitë e tyre mbretërore ka vlerësuar të gjithë mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në mbarë botën që nga dasma e tyre në maj dhe janë të kënaqur që mund ta ndajnë këtë lajme të lumtur me publikun”, shkruan në njoftimin e Kensington Palacet.
Çifti pritet të bëhen prindër të një fëmije në pranverën e vitit të ardhshëm se për momentin nuk dihet gjinia e foshnjës.
Ndryshe, lajmi është konfirmuar kur çifti është në një vizitë zyrtare në shtetin australian dhe se thuhet që së shpejti do të japin edhe një intervistë për mediat. /Telegrafi/