Boksieri i njohur, Tyson Fury dhe ish-luftëtari i UFC, Francis Ngannou do të takohen në një ndeshje të madhe boksi të peshës së rëndë më vonë këtë vit.
Kampioni i peshave të rënda të WBC, Fury do të përballet me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC-së, Ngannou në një luftë me 10 raunde në Riad të Arabisë Saudite më 28 tetor.
Kjo do të jetë përballja e parë e Furyt që nga fitorja e tij me nokaut ndaj Derek Chisora në stadiumin e Tottenham Hotspur në muajin dhjetor.
WBC heavyweight champion Tyson Fury will box former UFC heavyweight champion Francis Ngannou on Oct. 28 in Riyadh, Saudi Arabia, sources tell @MikeCoppinger. pic.twitter.com/EhJ6J7n7sj
— ESPN (@espn) July 11, 2023
Ndërsa për Ngannou do të jetë meçi i tij i parë profesionist në boks dhe lufta e tij e parë e çdo lloji që kur ai njoftoi largimin e tij nga UFC në muajin janar.
Luftëtari me origjinë nga Kameruni nënshkroi një marrëveshje shumë-luftëshe me Professional Fighter League në maj, por ende nuk ka bërë debutimin e tij për kompaninë promovuese.
Përplasja mes Fury dhe Ngannou se kush është ‘Njeriu më i keq në planet’ do të zhvillohet sipas rregullave zyrtare të boksit profesional, me tre gjyqtarë në ring, duke miratuar sistemin e 10-pikëve me 10 raunde prej tre minutash.
Tyson Fury vs Francis Ngannou officially confirmed in Saudi Arabiahttps://t.co/H73vf4me22
— talkSPORT (@talkSPORT) July 12, 2023
Sipas mediumin The Mirror, titulli i Furyt në WBC nuk do të jetë në linjë – por rekordi i tij i pamposhtur profesional prej 33 fitoresh e 1 barazim mund të jetë.
Ndërsa mbetet për t’u parë nëse Furyt ose Ngannout do t’i shtohet apo jo lufta në të dhënat e tyre zyrtare, pasi do të zhvillohet në një rrjet rregullues dhe do të mbikëqyret nga komisioni – “për të gjitha qëllimet dhe qëllimi do të jetë një luftë boksi profesioniste”. /Telegrafi/