Lufta e radhës e Tyson Fury është konfirmuar pasi ai humbi kundër Oleksandr Usyk të dielën në meçin për unifikimin e titujve në peshën e rëndë.
‘The Gypsy King’ pësoi një humbje me vendim të ndarë ndaj ukrainasit në Riad të Arabisë – humbja e tij e parë në boksin profesionist.
Fury kontrolloi fazat e hershme të luftës, por Usyk arriti të shënonte një nokdaun në raundin e nëntë që ndryshoi plotësisht rrjedhën e meçit.
Megjithëse Fury arriti të kalonte në raundin e 10-të dhe të rikuperohej, gjyqtarët ia dhanë fitoren kundërshtarit të tij me rezultate 115-112 dhe 114-113 për Usyk dhe 114-113 për Fury.
Boksieri me bazë në Morecambe njoftoi menjëherë pas meçit se donte të aktivizonte klauzolën e tij të revanshit për t’u përballur me Usyk në muajin tetor.
Nuk kishte asnjë konfirmim që një klauzolë e tillë të vihej në veprim deri të martën – por promovuesi i tij Frank Warren tani ka njoftuar se Fury me të vërtetë do të marrë një revansh kundër Usyk më vonë këtë vit.
‼️ Tyson Fury has now confirmed that he will take the Oleksandr Usyk rematch next, Frank Warren has revealed. He said they will push ahead with plans for the second fight to take place in October in Saudi Arabia. [@talkSPORT] pic.twitter.com/3Yrka57YxU
— Michael Benson (@MichaelBensonn) May 21, 2024
Warren thotë se janë duke u zhvilluar planet për luftën e dytë që do të zhvillohet në tetor në Arabinë Saudite, megjithëse një datë specifike ende nuk është konfirmuar.
Duke folur pas humbjes së tij të dielën, Fury deklaroi besimin e tij se ai ‘fitoi shumicën’ e raundeve.
“Besoj se e fitova atë luftë. Besoj se ai fitoi disa raunde, por unë fitova shumicën e tyre”, tha fillimisht Fury pas meçit.
“Ne të dy bëmë një luftë të mirë. Më e mira që mund të bënim. Dhe, e dini, vendi i tij është në luftë. Kështu që njerëzit janë në anën e një vendi në luftë”.
“Por, mos bëni gabim, unë e kam fituar atë luftë sipas mendimit tim dhe do të kthehem. Ne kemi një klauzolë të revanshit”, përfundoi britaniku.
Ndeshja e kthimit do të jetë për titujt WBC, WBA, IBF dhe WBO, me Usyk duke u bërë kampion i padiskutueshëm si rezultat i fitores së tij të dielën. /Telegrafi/