Juventusi ka konfirmuar se Alex Sandro e ka lënduar kofshën gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë kundër Milanit që u zhvillua në Doha.
Futbollisti i krahut e lëshoi fushën në pjesën e parë të përballjes që Bianconerët e humbën me penalti.
“Pas largimit nga fusha e lojës në pjesën e parë të finales së Superkupës të premten, testet fillestare mjekësore kanë treguar se Alex Sandro i ka tërhequr muskujt fleksorë të kofshës së djathtë”.
“Situata e lojtarit anësor brazilian do të monitorohet nga afër në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.
Pritet që Sandro të mungojë rreth dy apo tri javë. /Telegrafi/