Telegrafi

Oleksandr Usyk do të jetë sfiduesi i detyrueshëm i Joshuas nëse britaniku e fiton rimeçin ndaj Ruizit

Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony joshua do të përballet me Oleksandr Usyk, nëse arrin ta mposhtë Andy Ruizin në ripërballjen që është caktuar në fund të këtij viti.

Boksieri britanik pësoi humbjen e parë në karrierë dhe i humbi titujt e botës për peshat e rënda nga meksikano-amerikani në fillim të këtij muaji.

Klauzola e rimeçit ishte vënë në marrëveshjen e arritur me Joshuan dhe Ruzin, ndërsa do të përballen për herë të dytë në muajin nëntor ose dhjetor të vitit 2019.

Oleksandr Usyk (Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

WBO ka konfirmuar se boksieri ukrainas do të jetë sfiduesi i detyrueshëm për fituesin e rimeçit. 32-vjeçari është ende i pamposhtur në 16 përballjet profesionale, por ende nuk ka zhvilluar një sfidë peshat e rënda.

Ukrainasi e kishte fituar në vitin 2012 medaljen e artë në Lojërat Olimpikë, derisa ka triumfuar në WBO (Super Seritë) në peshat e mesme.

Lexo po ashtu Ruiz e paralajmëron Joshuan për rimeçin: Do të humbësh përsëri

Ndeshja e tij e fundit ishte në nëntor të vitit të kaluar ndaj Tony Bellew, duke e mposhtur britanikun në raundin e tetë.

Usyk kishte planifikuar të debutonte në peshat e rënda ndaj Carlos Taakam në maj të këtij viti, mirëpo kishte pësuar lëndim në muskuj. /Telegrafi/