Anthony joshua do të përballet me Oleksandr Usyk, nëse arrin ta mposhtë Andy Ruizin në ripërballjen që është caktuar në fund të këtij viti.
Boksieri britanik pësoi humbjen e parë në karrierë dhe i humbi titujt e botës për peshat e rënda nga meksikano-amerikani në fillim të këtij muaji.
Klauzola e rimeçit ishte vënë në marrëveshjen e arritur me Joshuan dhe Ruzin, ndërsa do të përballen për herë të dytë në muajin nëntor ose dhjetor të vitit 2019.
WBO ka konfirmuar se boksieri ukrainas do të jetë sfiduesi i detyrueshëm për fituesin e rimeçit. 32-vjeçari është ende i pamposhtur në 16 përballjet profesionale, por ende nuk ka zhvilluar një sfidë peshat e rënda.
Ukrainasi e kishte fituar në vitin 2012 medaljen e artë në Lojërat Olimpikë, derisa ka triumfuar në WBO (Super Seritë) në peshat e mesme.
Ndeshja e tij e fundit ishte në nëntor të vitit të kaluar ndaj Tony Bellew, duke e mposhtur britanikun në raundin e tetë.
Usyk kishte planifikuar të debutonte në peshat e rënda ndaj Carlos Taakam në maj të këtij viti, mirëpo kishte pësuar lëndim në muskuj. /Telegrafi/