Telegrafi

Konfirmohet kundërshtari i Anthony Joshuas, meçi do të zhvillohet në New York

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Kampioni botëror i peshave të rënda Anthony Joshua thotë se debutimi në SHBA kundër Andy Ruiz Jr. do të jetë “më shumë se një ndeshje boksi” sesa do të ishte kundër Jarrell Millerit.

Ruiz, 29 vjeç, do të ballafaqohet më 1 qershor në vend të amerikanit, Miller, i cili u zëvendësua për shkak të testeve të dështuara të drogës.

“Ka të bëjë me zgjedhjen e grushteve dhe rrëzimin e tij. Me Millerin do të kishte qenë më shumë se një festë”, tha Joshua.

Britaniku është kampion në fuqi në kategoritë IBF, WBO dhe WBA ndërsa nuk ka luftuar që nga fitorja mbresëlënëse kundër Aleksander Povetkinit.

Ai ishte në kampin e stërvitjes kur u shfaqën lajmet e testeve të dështuara të drogës të Millerit, duke bërë që të kërkohej një kundërshtar i përshtatshëm për t’u përballur në Madison Square Garden në New York.

Humbjen e deritanishme Ruiz e ka nga Joseph Parker i Zelandës së Re, i cili më vonë humbi titullin të WBO-s ndaj Joshuas. /Telegrafi/